Njoftim për aktivitetet gjatë muajit Ramazan 2025 / 1446H

Shprehim nderin që të gjithë besimtarëve të fesë islame dhe anëtarëve të QIKSHN’së t’ju urojmë muajin e Kur’anit dhe muajin e agjërimit dhe lutim Zotin të na e pranoj agjërimin.

QIKSHN ju njohfton se gjatë muajit të Ramazanit orari i ligjëratave dhe namazeve do të jetë me sa vijon :

  • Teravia e parë do të falet në ora 19:36 min me datën 28. Shkurt 2025, dita e Premte.
  • Fillimi i agjërimit do të jetë në ora 05:02, dita e Shtunë, më datën 01. Mars 2025. Pra përfundimi i syfyrit dhe fillimi agjërimit.
  • Para çdo namazi të drekës dhe ikindis – Lexim Kur’ani & Mukabele nga ndihmës imami hfz. Jetmir Murtezani.
  • Para çdo namazi të teravis do të ketë ligjëratë të shkurtë nga Dr. Berat Hashani dhe ndihmës imami hfz. Jetmir Murtezani.
  • Më 15. Mars 2025, dita e Shtunë – Tribunë Fetare dhe Iftar të përbashkët – Ligjërues mysafiri nga Shqipëria, Dr. Ahmed Kalaja.
  • Më 17. Mars 2025, dita e Hënë ose më 17 Ramazan parashikohet të jetë Dita e Bedrit.
  • Më 26. Mars 2025, dita e Mërkurë ose më 26 Ramazan parashikohet të jetë Nata e Lejl. Kadrit.
  • Më 30. Mars 2025, dita e Diel do të bëhet falja e Fitër Bajramit në ora 07:30 në lokalin e QIKSHN-së në Sverres gate 8, 0652 OSLO.

Nëse keni ndonjë propozim apo ndonjë ide gjatë muajt Ramazan, ju lutemi mos nguroni të na kontaktoni në tel.: 22 35 33 72 ose na shkruani në e-post adresën adm@qiksh.no.

Jemi të gatshëm që së bashku të japim angazhimin për gjëra që janë në dobinë e të gjithëve.

QIKSHN ju dëshiron agjërim të pranuar, iftar të këndshëm, adhurim dhe devotshmëri gjatë këtij muaji të bekuar.