Përfundimi i vitit shkollor 2022/23

Sot, në praninë e shum prindërve dhe nxënësve të dy shkollave u bë solemnisht përfundimi i vitit shkollor 2022-2023.

Ata erdhën si çdo herë me buzëqeshje në fëtyrë por edhe pak të mërzitur pasi që disa nga ta më nuk do të jenë pjesë e Shkollave tona. Ata ose ato do të vazhdojnë me studjime dhe shkollim të mëtutjeshëm superior.

Neve ju dëshirojmë shum suksese githë atyre që vazhdojm shkollimin e tyre dhe mirëseardhje nxënësve të rinjë në shkollat tona.

Në vazhdim,

Të gjithë nxënësit u pajisën me çertifikata dhe nga nje dhuratë simbolike nga Qikshn Norvegji si organ mbështetës dhe përgjegjëse për dy shkollat.

Kryetari i QIKSHN- së, z. Fatmir Shabani dhe mësuesi Rexhep Kurtishi, ju drejtuan të pranishmëve në sallë me disa këshilla fetare e kombëtare dhe njëkohësisht falenderime të vecanta për prinderit qe i sollen femijet e tyre çdo te diele dhe nxenesit qe treguan interes ne mesim te Gjuhës Shqipe dhe në Mësim-Besim Islam.

Kryetari, Fatmiri Shabani ju shpërndau edhe mirënjohje me nga një kartelë në vlerë, të gjithë mësimdhënësve, koordinatorit si dhe tre aktivisteve të dalluar për këtë vit, Lumturie Adem, Ben Xhelili dhe  Muhamed Iseni.

Faleminderit edhe një herë,

Fatmir Shabani, Berat Hashani, Ekrem Iseni, Ermize Shabani, Marlijenda Manaj, Rexhep Kurtishi, Imri Trena, Ramush Zharku e Djunejt Saiti.

Pushime të këndshme verore për të gjithëve!

Mirupafshim në vjeshtë!

Oslo, 4. Qershor 2023

M. Bajrami

Print Friendly, PDF & Email