PIKNIKU VERORË I QIKSHN-së NË EKEBERG TË OSLOS!

Dje  e shtunë 07.06.2014 edhe pse mëngjesi ishte me shi, këshilli  i prindërve i përbër nga: Sadik Bela, Musa Asani, Xhevahir Dema, Nexhat Kaloshi, Metush Bajrami dhe haxhi Florim Sulejmani të cilët kishin bërë pregaditjet për organizimin e piknikut verorë kaloi si është më së miri pasi që edhe koha  u përmirësua.

Në ora 12:00 erdhën pionerët e K.F ”Fortuna” të cilët zhvilluan ndeshjen me nxënësit e shkollës Shqipe ”Naim Frashëri» dhe të shkollës së mësimbesimit ”Urtësia” të QIKSHN-së.

Po në ato çaste filluan të vijnë familjarët me fëmijët e tyre nga të gjitha anët e Oslos.

PIKNIK07062014 (2)Nga Suedia erdhi edhe Këshilltari i ministrisë së diasporës Xhevat Isufi i cili pasi mbajti një fjalim dhe shpërndau revista për fëmijë në gjuhën shqipe, në fund iu nda  mirënjohje nga QIKSHN.PIKNIK07062014 (1) Këshilltari i ministrit të diasporës Xhevat Isufi dhe kryetari i QIKSHN-së Fati Abdi, diskutuan dhe u pajtuan që edhe në të ardhmën të thellohet bashkëpunimi në mes tyre.

Sofra shqiptare më ushqim tradicional e pregaditur nga këshilli i prindërve me kryekuzhinierin Ramadan (Ramçe) u shtrua në ora 14:00.

Kur erdhi koha e namazit, në fushën e Ekebergut, ezanin e thirri Genc Ahmeti me nofkën Bilalli dhe u fal namazi me xhematë në ambient të hapur.

Pikniku vazhdoi me seri ndeshjesh të futbollit duke filluar nga fëmijet e vegjël të moshës shtat vjeqare të rriturve dhe deri te të më të moshuarit e që në mesin e tyre ishte edhe haxhi Sula dhe haxhi Jashari. Në ndeshje u inkuadruan edhe profesorët si Imri Trena e Ramush Zharku.PIKNIK07062014 (1)

Sektori i motrës muslimane kishte organizuar vendkuvendimin ku diskutonin për zhvillimin dhe edukimin  e fëmijëve të tyre.

Pikniku përfundoi me shpërndarjen e dhuratave për fëmijë e cila u bë nga haxhi Femi Bafti.

Numri i pjesmarrësëve në piknik ishte prej 250 deri në 300 pjesmarrës.

Falenderojm Zotin e Lartëmadhëruar pasi që të gjithë u ndanë të kënaqur dhe e lusim Atë që të na bashkoj në xhenet ashtu siq na bashkoi në këtë ambient dhe në këtë atmosferë impozante.

Fotografin nga ky manifestim do te behen publike në faqen tone ne facebook shumë shpejtë, prandaj ju prferojme që të na vizitoni sërish.

Print Friendly, PDF & Email