Posta vjetore dhe kalendari për vitin 2026

Të nderuar anëtarë,

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji (QIKSHN) ju njofton se posta vjetore është në përgatitje e sipër dhe do të dërgohet deri në fund të muajit Dhjetor 2025 ose në fillim të muajit Janar 2026.

Posta vjetore do të përmbajë:

  • Kalendarin me kohët e faljes për vitin 2026

  • Faturën e pagesës së Fondit të kufomës për vitin 2026

  • Informata për fillimin e muajit të Ramazanit 2026

  • Informata mbi pagesën e Fitrave dhe Zeqatit 2026

  • Fletushkën informuese për Fondin e kufomës

  • Një faturë shtesë vullnetare për ndihmë financiare në shlyerjen e borxhit të xhamisë

Pagesa e Fondit të kufomës

Ju lutemi që pagesa e faturës së Fondit të kufomës (që do të vijë bashkë me kalendarin) të kryhet brenda afatit të përcaktuar. Nëse pagesa nuk kryhet me kohë, humbet e drejta e përfitimit nga ky fond.

Fatura shtesë për ndihmë financiare

Kjo faturë është plotësisht vullnetare. Kontributi juaj qoftë edhe një shumë simbolike si kr. 100, 200 ose 300 është një ndihmë e madhe për qendrën.
Ata që dëshirojnë të kontribuojnë më shumë se kr. 1000, mund të dërgojnë shumën që dëshirojnë (p.sh., kr. 2000, 3000) në xhirollogarinë që do të jetë e shënuar në faturë.

Kontrolloni anëtarësinë

Ju lutemi verifikoni numrin e anëtarëve të përfshirë në faturën e Fondit të kufomës. Nëse ka shtesa anëtarësh të rinj, ose ndryshime në adresë, ju lutemi na kontaktoni sa më shpejt për përditësim.

Kalendarin 2026

Kalendarin e vitit 2026 mund ta shkarkoni këtu: KALENDARI 2026

Për çdo pyetje ose paqartësi, ju lutemi kontaktoni në: adm@qiksh.no

This website stores cookies on your computer. These cookies are used to provide a more personalized experience and to track your whereabouts around our website in compliance with the European General Data Protection Regulation. If you decide to to opt-out of any future tracking, a cookie will be setup in your browser to remember this choice for one year.

Accept or Deny