Pse ka zbritur Kur’ani

O Allah hapna neve dyrt e njohjes pranona namazin agjërimin dhe duatë O pranuesi i duave.

Falëndrim për Allahun dhe përshendetje për të dërguarin të zgjedhurin e tij.

O Allah mësona me atë qe është e dobishmë dhe begatona me dije.

Shtona dijen me vlerën e kur’anit të famshëm të cilin e dërgove përgëzim tëheqës i vërejtjes për botërat.

Ka thënë Allahu në librin e tij fisnik:

إِنَّ هَذَا الْقُرْآنَ يَهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ وَيُبَشِّرُ الْمُؤْمِنِينَ الَّذِينَ يَعْمَلُونَ الصَّالِحَاتِ أَنَّ لَهُمْ أَجْرًا كَبِيرًا

Është e vërtet se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.

Ne e madhërojmë këtë muajë muajin e kur’anit ligjit të përkryer të Allahut i cili ka zbritur me të vetmin qëllim që ta edukoi njerëzimin.Duke ia sqaruar të lehtën,të mirën dhe të drejtën.

Por gjithashtu edhe për të na përgezuar neve besimatrëve që i kryejm detyrat ndaj Allahut se Ai subhanehu ve teala ka përgaditur shpërblim të madhe për ne.

Allahu i lartëmadhërishëm krijoi të gjitha dhe ne finalen e krijimit të tijë na zgjodhi neve, krijesën më të çmuarë për të jetuarë në tokë.Por kur e zgjodhi këtë krijesë pjesë të tij si misionarin e vetë Ai s.v.t edhe e mësoi,për gjërat që nuk i dijti.

Dhe kështu pastaj gjeneratë pas gjenerate i shpalli mësimet përmes besnikut të tij i krijuar për atë qëllim melekut Xhibril duke u sjellur shpallje zbritje mësime se si ky njeri ta bëjë jetën stabile të orjentuarë të edukuar dhe në radhë ta parë ta dije qëllimin e ardhjes së tijë në këtë botë.

Pra ta adhuroi krijuesin e vetë por jo vetëm kaqë shpallja prej Allahu i erdhi njerëzimit që ta udhëzoi në rrugën e drejtë të shpëtimit stabilizimit dhe të bërit të jetës ashtu siç i ka hije.

Këto mësime i erdhen njerëzimit iu dedikuan njerëzimit që nga fillimi i jetës dhe u përseritën saherë që njëriu devijonte dhe largohej nga rruga e së vërtetës.

Gjithashtu mësimet nga Zoti ishin shpallur në nivelin e ngritjes së njohurive të mentalitetit të shoqërisë njerëzore,në përgjithësi.

Ne shpalljet e para kemi mësime modeste vetëm duke e ftuar njeriun në adhurimin e Krijuesit të vetëm si lloj poezie,psalme apo fletushkat që iu shpallen Ibrahimit a.s.pastaj zeburi që iu shpallë Davudit a.s. i cili nuk kishte rregulla te jetës e disciplines njerëzore.

Pas kalimit të disa gjeneratave Allahu i mëshirshëm i shpalli njerëzimit edhe disa rregulla të jetës familjare pra me Tevratin e Musaut a.s.

Njerëzimi devijonte dhe largohej nga mësimet e vërteta e pas një periudhe kohore mesatarishtë të gjatë Allahu xh.sh.prap ndërhyri me shpalljen e tijë duke zgjeruarë edhe më tejë njohuritë e njerëzimit lidhur me mardhënjet jetësore në përgjithësi.

Kjo ndodhi me spalljen që Allahu ia dërgoi Isaut a.s me inxhilin e shenjtë.

Pasi kaloi nje periudhë afërsishtë 3 breza mësimet e Zotit prap ishin devijuar duke u munduar t’i kujtojnë e ti sjellin bënë shumë ndryshime e devijime e bile edhe shtuan fjalë të tyre duke mos mbetur libri i shpallur terësishtë i shenjtë i Allahut Dhul xhelal.

Kështu duke kaluar edhe tre breza të tjerë pikrishtë në vitin 610 pas Isaut a.s erdhi momenti për ndërhyrjen e fundit hyjnore për t’ia mësuar njerëzimit te vërtetën.

Kur’ani fjala e Allahut xh.sh, që përmes melekut xhibril iu shpallë Muahmedit a.s për gjithë njerëzimin filloi të zbresë në këtë muajë.me qëllimin e vetëm: Orjentimin drejtë rrugës së drejtë e të vërtetë.

Duke i treguar njerëzimit shënjat në rrugë. Shoqërohemi me fjalët e Allahut në kur’an:

وَبِالْحَقِّ أَنْزَلْنَاهُ وَبِالْحَقِّ نَزَلَ وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا مُبَشِّرًا وَنَذِيرًا

Ne me urtësi e zbritëm atë (Kur’anin) dhe me urtësi është zbritur. E ty nuk të dërguam tjetër vetëm se përgëzues dhe qortues.

وَلَقَدْ صَرَّفْنَا لِلنَّاسِ فِي هَذَا الْقُرْآنِ مِنْ كُلِّ مَثَلٍ فَأَبَى أَكْثَرُ النَّاسِ إِلَّا كُفُورًا

Ne sqaruam njerëzve në këtë Kur’an shëmbuj (argumente) të çdo lloji, e shumica e njerëzve nuk deshi tjetër, vetëm mohimin.

Me shpalljen e kur’anit:U ndaluan të kqijat e u lejuan të mirat, u tregua rruga e drejtë nga jo e drejta siç na sqaron ajeti:

هُدًى لِلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ

«Udhëzim për njerëzit dhe sqarim i të vertetës nga jo e vërteta»

U tregua me kur’anin çka është haram e ndaluar dhe çka është hallall e lejuar .

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُلُوا مِنْ طَيِّبَاتِ مَا رَزَقْنَاكُمْ وَاشْكُرُوا لِلَّهِ إِنْ كُنْتُمْ إِيَّاهُ

O ju që besuat, hani nga të mirat që u kemi dhënë,  dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni.

إِنَّمَا حَرَّمَ عَلَيْكُمُ الْمَيْتَةَ وَالدَّمَ وَلَحْمَ الْخِنْزِيرِ وَمَا أُهِلَّ بِهِ لِغَيْرِ اللَّهِ فَمَنِ اضْطُرَّ غَيْرَ بَاغٍ وَلَا عَادٍ فَلَا إِثْمَ عَلَيْهِ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ
 

(All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngritet zëri me te) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtetë All-llahu falë, është mëshirues.

U lehtësuan obligimet ndaj Allahut dhe jeta jonë në përgjithësi

Gjithashtu me shpalljen e kur’anit Allahu xh, sh, lehtësoi obligimet jetësore të njeriut siç na mëson ajeti

َ يُرِيدُ اللَّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلَا يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْرَ Ju dëshiron Allahu juve lehtësim e jo vështirësi

Ndërsa masat ndëshkuese janë jetë dhe shpëtim.

Nuk mundë t’i kuptojnë disa ligjet dhe rregullat e Allahut lidhur me ata që thejnë ligjin.Siç është vjedhja,prostitucioni apo alkoolisti.Apo edhe nuk i pëlqen sepse gjindet në këto mëkate dhe na shitet haxhi na shitet human e „më i drejtë» se Allahu krijues subhanallah ve stagfirullah.se gjoja është e pa drejtë që të dënohet njeriu.

Kështu edhe në ligjet e dënimit që i kanë vënë njerëzit ata qe marrin dënimin reagojnë pse kështu nuk bënë nuk është e drejtë.Si shembull ,mini shembull e marrim ligjin për dënim të atyre që parkojnë automobilin jashtë rregullave dhe vije ai jarani që ia vë tiketen 500 korona.

Edhe shoferi ia nis të shajë a i poshter ishte bre.Jo. Ti ishe gabim e jo ai.

Ai po e kryen detyren e vetë.

Një tregim sqaron se si njëher Musau a.a kishte nje shok një vëlla që shoqërohej me të dhe një ditë ai ishte bërë shumë i butë shumë rahmetgji „human» dhe kishte reaguarë.»Pse e ka krijuar Allahu xhehnemin,gjynah më i dënue njerëzit»?!!!.

E Allahu xh.sh. me fuqin e tij ia ndaloi të flasë me Musaun.

Musau a.s.kur u takue më të e ai nuk po i fletë,iu drejtue Allahut.:»Ja Allah çka është puna e këtij.Çka i kamë bërë që nuk me fletë.?»

E Allahu i tha.:»O Musa si ta takojsh herën tjetër godite,mëshoj me një të rame të fortë»!.(Sigurishtë e dini se Musa a.s. e ka pasë të ramen e fortë?Njëher i ka ra njërit dhe e ka qit të vdekur në tokë)U takue Musau a.s me atë njeriun dhe me të paren i ra.Ai mbeti i hutuarë- Pse me ra?.Çfarë i kamë bërë?

Dhe iu drejtua Allahut xh.sh.:»O Allah! Sa mirë që e kë krijuar xhehenemin, se disa njerëz duhet më i dënue se pa kurfar të drejtë i godisin të tjerët.Atëherë u përqafuanë.dhe Musan a.s .

Dhe Musau a.s i tregoi se Allahu xh.sh. e ka urdhëruar ta bëjë këtë.Ta godasë.Sepse ishte përzierë në punët e Krijuesit.Njëriu u përmirësua…

Ligji për dënimin është jetë.Ja se si n asqaron fjala e Allahut xh.sh.:

لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ وَلَكُمْ فِي الْقِصَاصِ حَيَاةٌ يَا أُولِي الْأَلْبَابِ لَعَلَّكُمْ

O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri tjetrit).

Edhe një shembull tjetër është nga jeta jonë kur një hoxhë po ligjeronte në Xhami se si duhet me ia pre doren hajnit atij që vjedh.Njëri nga xhemati nuk ishte i knaqur me këtë që e shpjegoi hoxha dhe i tha: Nuk është e drejtë ti prehet dora njeriut që Allahu e ka krijuar me të.

Hoxha heshti.

Por nodhi që në javën tjetër njeriut që reagoi ia kishin thyer banesën dhe mundin e tij që e kishte bërë qe 50 vite krejt ia kishin vjedhur.

Shkoi te xhamija dhe i tha hoxhes:Mirë e ke pasë hoxhë.Çka kam punuar tërë jetën ma kanë vjedhë e ma kanë thye atë që ka mbetë.Pak është më ia pre hajnit doren duhet krejt kryet më ia pre.Përkjtojmë prap ajetin:

لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ وَلَكُمْ فِي الْقِصَاصِ حَيَاةٌ يَا أُولِي الْأَلْبَابِ لَعَلَّكُمْ

O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri tjetrit).

Dijetari i madhë islam Sejid Kutub në librin e tij: «FI DHILALIL KUR’AN -NË MBROJTJEN E KURANIT»ka thënë:

Kam jetuar duke dëgjuar Allahun madhëruar qoftë se si më flet mua…kam jetuar nën mbrojtjen e kur’anit duke shikuar nga lartë paditurinë dhe kokëfortësin që valojnë mbi tokë dhe interesimine vogël dhe të kotë të banorve të sajë…krahas habisë së madhe ndaj njerëzve që për shkak të kësaj pa diturije njohja e të cilës është një soj si njohja e fëmijsë.

Sa interesantë është njeriu i cili dinë shumë pakë nga ajo që e ka krijaur Allahu dhe nuk interesohet të dijë e të mësojë sepse vetëm me dije e njohim vetvehten dhe Allahun që na ka krijuarë.

Këtë dituri Allahu na ka mësuar gjithëherë neve dhe atyre që ishin para neshë por në këtë muajë filloi të zbatohet kjo dije ne praktikë.

U shpallë Kur’ani dritë e udhëzim siç e përmendëm në fillim me dy ajetet e cituara njërin nga sureja bekare e tjetrin nag sureja Isra

إِنَّ هَذَا الْقُرْآنَ يَهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ وَيُبَشِّرُ الْمُؤْمِنِينَ الَّذِينَ يَعْمَلُونَ الصَّالِحَاتِ أَنَّ لَهُمْ أَجْرًا كَبِيرًا

Është e vërtet se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që ështëmë se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.

Kur’ani fjala e Allahut xh.sh, që përmes melekut xhibril iu shpallë Muahmedit a.s për gjithë njerëzimin filloi të zbresë në këtë muajë

شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنْزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ

Muaji i ramazanit është ai në të cilin ka zbritur kur’ani udhëzim për njerëzit dhe sqarim i të vertetës nga jo e vërteta»

Pra u shpallë kur’ani për të na sqaruar të vërtetën për t’a qortuar e tërhequr vërejtjen nerëzimit.

وَبِالْحَقِّ أَنْزَلْنَاهُ وَبِالْحَقِّ نَزَلَ وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا مُبَشِّرًا وَنَذِيرًا

Ne me urtësi e zbritëm atë (Kur’anin) dhe me urtësi është zbritur. E ty nuk të dërguam tjetër vetëm se përgëzues dhe qortues.

وَلَقَدْ صَرَّفْنَا لِلنَّاسِ فِي هَذَا الْقُرْآنِ مِنْ كُلِّ مَثَلٍ فَأَبَى أَكْثَرُ النَّاسِ إِلَّا كُفُورًا

Ne sqruam njerëzve në këtë Kur’an shëmbuj (argumente) të çdo lloji, e shumica e njerëzve nuk deshi tjetër, vetëm mohimin.

U lehtësuan obligimet ndaj Allahut dhe jeta jonë në përgjithësi

Gjithashtu me shpalljen e kur’anit Allahu xh, sh, lehtësoi obligimet jetësore të njeriut siç na mëson ajeti

َ يُرِيدُ اللَّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلَا يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْر Ju dëshiron Allahu juve lehtësim e jo vështirësi

Dikush duke dashur ta bëjë epshin e tij zot të jetoi pa planë e rregull pa disciplinë e quajti kur’ani si mundim si kufizim por të tillët do ta kuptojnë të vëtetën atëherë kur do të jetë vonë.

Ja se çka i thotë Allahu xh.sh. Muhamedit dhe gjithë njerëzimi:

طه مَا أَنْزَلْنَا عَلَيْكَ الْقُرْآنَ لِتَشْقَى Ta Ha Ne nuk ta shpallëm Kur’anin për të munduar ty.

إِلَّا تَذْكِرَةً لِمَنْ يَخْشَى Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet. 

Kjo është përgegjëja e titullit tonë.Pse ka zbritur kur’ani.Pra për t’u dhën këshillë atyre që dojnë ta marrin dhe është i shpallur nga Ai që ka krijuar të gjitha.

تَنْزِيلًا مِمَّنْ خَلَقَ الْأَرْضَ وَالسَّمَاوَاتِ الْعُلَا Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.

Pra përkujtojeni mirë kur’ani ka zbritur për ta edukuar njeriun atë që merrë këshillë për t’ia ofruarë është shpallje nga Allahu i lartësuarë.

Allahu na ndihmoftë, Allahu na shtoftë dijen. Amin