Urim me rastin e festës së Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, në emër të Kryesisë dhe Imamit të Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji, ju përcjellim urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve të fesë islame, kudo që ndodhen.

Urojmë që kjo ditë e bekuar të shërbejë si moment përforcimi të besimit tonë, gatishmërisë për sakrificë dhe ndjenjës së tolerancës, si dhe për fuqizimin e devotshmërisë në zemrat tona.

Në këtë ditë të veçantë për mbarë muslimanët, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje sakrificën e invalidëve të luftës, familjeve të dëshmorëve, të burgosurve dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut për lirinë dhe mirëqenien e vendit tonë.

Kjo është dita kur shprehim solidaritetin me skamnorët dhe me njëri-tjetrin, duke u lutur që Zoti t’i shpërblejë të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë mund për të mirën e përgjithshme.

Le të jetë kjo festë një mesazh paqeje, lirie dhe përpjekjeje të përbashkët për realizimin e synimeve tona fisnike.

Urime Festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve, me dëshirën që paqja, qetësia dhe toleranca të mbretërojnë në mesin tonë dhe në mbarë botën.

Me respekt,

Kryesia dhe Imami i QIKSHN-së