Informin për muajin e Ramazanit 2023/1444H!

Es-selamu Alejkum we rahmetull-llahi we berekatuhu. Paqa dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi ju.

Ju informojmë se muaji agjërimit “Ramazani“ (sipas parashikimeve të Muslimsk Dialognettverk i Norge – MDN) fillon me datë 23.03.2023 (E Enjte) dhe mbaron me datën 20.04.2023 (E Enjte)*

Dita e festës së Fitër Bajramit parashihet të jetë më datë 21.04.2023 (E Premte). Namazi i Fitër Bajramit do të falet në ora 07:00 min.

*Këto të dhëna janë sipas parashikimeve të Muslimsk Dialognettverk i Norge – MDN. Për çdo ndryshim që mund të ndodhë do të njoftoheni, nëpërmjet faqës elektronike www.qiksh.no dhe facebook.com/qikshn. Ju lutemi na vizitoni!

SADAKATUL FITRI (KONTO 1503 25 27733 ose VIPPS #653934)

Agjërimi i Ramazanit është i ndërlidhur me dhënien e sadakatul-fitrit. ”I Dërguari i Allahut e obligoi Sadakatul-Fitrin për çdo të madhë dhe të vogël prej muslimanëve”

Dhënia e sadakatul-fitrit është vaxhib. Besimtari është i obliguar ta jep atë për vehte dhe për ata për të cilët kujdeset (fëmijët, bashkëshorten, prindërit, shërbëtorin e të tjerë).

Koha e dhënies së sadakatul-fitrit: është që nga dita e parë e Ramazanit e deri para faljes së namazit të Bajramit. Megjithatë, koha më e preferuar është gjatë dhjetë ditëve të fundit të këtij muaji dhe gjatë ditëve tek (dita 21, 23, 25, 27, 29), dhe sidomos e preferuar është dita e 27, Nata e Kadrit. Sasia e sadakatul-fitrit, është caktuar dhe vendosur që të jetë sipas këtyre kategorive: kategoria e parë kr. 150,- dhe kategori e dytë kr. 100,-

Pagesa mund të bëhet nëpërmjet xhiros 15032527733  ose Vipps #653934 apo drejtpërdrejt në lokalet e qendrës në Oslo. Shuma e pagesës llogaritet sipas numrit të anëtarëve në familje.

ZEKATI (KONTO 1503 25 27725 ose VIPPS #653935)

Çdo musliman, qoftë mashkull apo femër, që në fund të vitit ka vlerë të hollash në mbi tetëdhjetë e pesë (85) gramë ari, të gatshme apo në formë artikujsh tregtarë, duhet të japë zeqatë me një sasi minimale prej 2.5 për qind nga ajo pasuri. Shembull: (2,5% prej kr. 10 000 NOK= 250 NOK ).

Koha e dhënies së Zekatit: është i tërë viti, por pasiqë muaji Ramazanit është muaji më i vlefshëm i tërë vitit, atëherë mirë është që të jepet gjatë këtij muaji. Zekati është farz dhe shtyllë e Islamit, kush nuk e jep ka mëkat të madh.

Pagesa mund të bëhet nëpërmjet xhiros 15032527725 ose Vipps #653935 apo drejtpërdrejt në lokalet e qendrës në Oslo.

Kujt i takon Zekati dhe Sadakatul-Fitri?

Sikurse zekati dhe lëmoshat tjera, po ashtu edhe sadakatul-fitri u jepet fondeve të përmendura në ajetin që vijon.

All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj.) t’ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve), në rrugën e All- llahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet. (Et Tevbeh, 60).

Pagesa mund të bëhet nëpërmjet xhiros, Vipps apo drejtpërdrejt në lokalet e qendrës në Oslo. Për çdo aktivitet gjatë këtij muaji dhe çdo lloj ndryshimi ju lutemi vizitoni webfaqen tonë ose kontaktoni në numrin e telefonit 22 35 33 72.

Zoti ua pranoftë agjërimin, zekatin dhe sadakatul-fitrin!

Print Friendly, PDF & Email