Përfundimi i vitit shkollor 2015/16!

Dy shkollat pranë QIKSHN’së si ajo e shkollës shqipe “Naim Frashëri” dhe mësim-besimit “Urtësia” dje përfunduan këtë vitë shkollor me program të pasur festiv ku pati recitime të bukura në gjuhnën shqipe, ilahije të nryshme dhe lexime të Kur’anit.

Siq ishte paraljmëruar më herët, dje më datë 29.05.2016 me fillim në ora 12:00 u realizua me suksese manifestimi i viti shkollor 2016/16 nga mësimdhësit dhe nxënësit e të dy shkollave që funksionojnë pranë QIKSHN’së.

Dy shkollat së bashku me stafin profesional të mësimdhënësve i përbërë nga mësuesë, mualim dhe mualime si Imri Trena, Fatmir Shabani, Ermize Shabani, Mustaf Ibrahimaj, Aziz Ajrulai dhe Musa Asani, kishin përgaditur një program të bukur solemn me recitime te ndryshme kushtuar, atëdheut, shkollës, xhamisë, islamit, poashtu pati edhe këndim të ilahijeve te bukura.

Ajo më e rëndësishmja ishte se edhe këtë vit disa nga nxënësit e dalluar të shkollës së mësim-besimit bënë hatme me rastin e përfundimit të leximit të Kur’anit.

Mësimdhënësit falenderim të veçant i dërguan kryesisë së Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji për ndihmën dhe përkujdesjen që stafi arsimor te kryej punën në kushte të volitshme në mesimdhënje duke krijuar klasa te reja dhe duke bërë mobilimin e klasave me tavolina dhe karrige të reja.

Programi u udhehoq nga mësuesi Imri Trena. Fjalë përshëndetëse mbajti edhe imami i përkohëshëm i  QIKSHN’së, Shaban ef. Neziri i cili edhe bëri duan e hatmes së nxënësve që kishin kryer leximin e Ku’ranit. Fjalim mbajtën edhe z.Musa Asani nga kryesia e QIKSHN-së dhe z.Metush Bajrami nga këshilli i arsimtareve dhe ai i prindërve.

Në fund të programit u ndajtën dëftesat dhe mirënjohjet gjithë nxënësve, ndërsa prinderit e atyre nxënësve qe kishin bërë hatme të Kur’anit famëlarte, kishin sjelle pije dhe embëlsira të ndryshme, ëmbëlsira e deserte sollën edhe prindër të tjerë.

Të gjithë nxënësve më në fund, ju shpërndajtën dhurata nga ish kryetari i kësaj qendre z.Femi Baftii i cili edhe vetë i kishte siguruar këto dhurata nga një organizatë bëmirëse.

Kryesia e QIKSHN’së faleminderon të gjithë personat që kontribuan në organizimin e këtij manifestimi dhe njëherit të gjithë anëtarëve dhe vllezërve musliman ju uronë muajin e shenjtë të agjërimit “Muajin e Ramazanit” duke e lutur Zotin e madhërruar që të na e lehtësoj dhe të na pranoj këtë muaj të bekuar dhe të na i pranoj dhe lutjet dhe ibadetet tona. Të gjithë atyre që do të udhëtojnë për pushime në vendlindje, ju dëshirojmë pushime të këndshme verore pranë familjeve.

Mirë u takofshim në muajin shtator ku edhe do të fillojë viti i ri shkollorë dhe njëhkohesishtë do të organizohet edhe pikniku vjetor.

Me respekt,

Kryesia e QIKSHN’së

Print Friendly, PDF & Email