Përfundon viti shkollor për “Departamentin e motrës muslimane“ në QIKSHN

Departamenti i motrës muslimane në kuadër të QIKSHN sivjet kishte një sërë  aktivitetesh, prej atyre aktiviteteve vlen te veçohet pregaditja e ushqimit për tribunen  e natës se “Israsë dhe Miraxhit” dhe posaçërisht pregaditjen e ushqimeve tradicionale për festen Kombëtare të Norvegjisë, 17 Majit.

Gjatë tërë vitit ka pasur ligjërata javore , ku përpos ligjëratës javore (çdo të shtunë), është mësuar dhe lexuar Kur’an në  xhami.

Kan  zhvilluar edhe tribuna  të njëpasnjëshme, ndërsa me 29.05.2014 organizoi një festë madhështore me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2014.

Në këtë festë prezentuan 400 deri në 500 pjesmarrëse. Pas ligjëratave të mbajtura pas namazit të drekës u shtrua një drekë solemne, duke e përfunduar me lutje dhe me shpresë që në shtator të filloj viti shkollor dhe të jet vit edhe më i suksesëshëm se vitet e kaluara.

This website stores cookies on your computer. These cookies are used to provide a more personalized experience and to track your whereabouts around our website in compliance with the European General Data Protection Regulation. If you decide to to opt-out of any future tracking, a cookie will be setup in your browser to remember this choice for one year.

Accept or Deny