Sot në Lagjën e Trimave në praninë e komisionit për grumbimin e ndihmave dorëzova të holla në shumë prej 67.300 kr. norvegjeze, 120 euro dhe 20 franga zviceriane!
Televizioni Festa bëri edhe regjistrimin e vizitës time duke dhene edhe nje deklarate per televizionin e tyre. Kjo shtëpi mediatike rastin e Lagjes së Trimave ja shperndau tërë botës qysh nga minutat e para te bombardimeve dhe po vazhdon te bëjë reportazhe ditore per gjithë aktivitet që janë në zhvillim e siper.
Falënderova QIKSHN-ë në Oslo, për përkrahje që edhe në xhami të grumbullohen të holla, dhe bashkatdhetaret tanë që kontribuan përmes xhirollogarisë!
Un u prita me mjaftë ngrohtësi nga vendasit e mi dhe vizitova shtëpi per shtëpi duke ndarë dhimbjen me ta!
Me rrefenin per gjith atë tmerr të perjetuar ku shumica e tyre kishin mbetur te ngujuar ne bodrumet e shtëpive të tyre të cilat ishin ne djegje e sipër, nga breshëritë e plumbave dhe granatave të forcave policore !
Derisa unë po vizitoja atë rrugë me shtëpi të shkatërruara dhe me zemra të thyera te banoreve të lagjes, nuk u ndalnin kolonat e njerezve qe vinin per vizitë dhe njëkohësisht për të i ngushlluar per tmerrin luftarak qe perjetuan ata!
Nga banorët pranova pershendetjet me te sinqerta dhe falenderime per ndihmën qe ne shqiptaret në Norvegji ju ofruam!
Metush Bajrami Kumanovë, 24.05.2015